Kryeministri i Skocisë Alex Salmond i hodhi hi syve bashkatdhetarët e tij, duke u shprehur për pranimin automatik të Skocisë në BE në rast të ndarjes së vendit nga Britania e Madhe.

Siç është bërë e njohur, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Drejtësisë i Skocisë e kanë paralajmëruar vazhdimisht Alex Salmond në lidhje me faktin, se për anëtarësimin e mëvetësishëm të vendit në BE është e nevojshme të zhvillohen fillimisht bisedime me të gjitha shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe të merret miratimi i tyre.

0Prokuroria filloi një hetim mbi faktin e shkeljes nga Kryeministri të kodit ministror të sjelljes.