Anija me vela "Bounty" u mbyt në brigjet e shtetit amerikan të Karolinës së Veriut për shkak të fuqisë shkatërrimtare të uraganit "Sandy". 14 nga 16 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan me ndihmën e helikopterëve të rojes bregdetare. Dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit nuk janë gjetur akoma.

Varka me vela u ndërtua në vitin 1962 për xhirimin e filmit " Mutiny on the Bounty". Ajo qe përfshirë gjithashtu edhe në xhirimet e një prej pjesëve të filmit "Pirates of the Caribbean".