Dëshmitari i çështjes së rrëzimit të avionit të presidentit polak Lech Kaczyński në rrethinat e Smolenskut, Remigiusz Mus, u gjet i varur në shtëpinë e tij. Organet hetimore besojnë se ka ndodhur një vetëvrasje.

Gjatë kohës së katastrofës së avionit presidencial "Tu-154" Mus ndodhej në kabinën e avionit "Jak-402, i cili kishte kryer uljen në pistë, dhe nëpërmjet radistacionit në bordin e tij dëgjoi bisedimet e ekuipazhit të "Tu-154" me dispeçerin (kontrolluesin e trafikut ajror) e Smolenskut.

Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar polak për hetimin e katastrofës ajrore Antoni Macierewisz mendon, se Mus ishte një nga dy dëshmitarët kyç të çështjes. Dëshmitari i dytë është piloti i Jak-40, i cili, sipas mendimit të parlamentarit, duhet të merret nën mbrojtje të sigurt.