Aktivistët politikë koreanojugorë lëshuan mijëra balona drejt Koresë së Veriut me fletushka, në të cilat u bëhet thirrje qytetarëve koreanoveriorë të ngrihen kundër autoriteteve të vendit.

0Një javë më parë Pheniani iu kërcënua Seulit me sulm raketor në rast se do të zhvillohej një aktivitet i tillë. Atëherë autoritetet e Koresë së Jugut për të ndaluar aksionin në fjalë vunë në veprim ushtarakët dhe forcat speciale të policisë.