Mediat libaneze pohojnë se aeroplanët gjuajtës izraelitë mëngjesin e ditës së sotme fluturuan mbi pjesën jugore të territorit të Libanit. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, "nga njëri prej avionëve u hodh një objekt i dyshimtë".

Banorët e shqetësuar informuan mbi këtë ndodhi ushtrinë dhe policinë. Ata shprehen të acaruar lidhur me faktin se autoritetet nuk filluan të reagonin menjëherë pas marrjes së informacionit përkatës.