Kryetari i Komitetit të parlamentit iranian për çështjet e mbrojtjes Ismail Kousari pohon se avioni pa pilot iranian, i goditur më 6 tetor mbi Izrael, arriti të fotografojë disa objekte sekrete dhe t’i dërgojë imazhet në bazë.

“Avioni pa pilot i transmetoi imazhet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tani në dispozicionin tonë ndodhen fotografi të objekteve sekrete ushtarake të Izraelit", - deklaroi Ismail Kousari.

0Më parë një burim në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-ve njoftoi se avioni pa pilot për të cilin bëhet fjalë, në fakt, shumë pak ndryshon nga modeli i aeroplanit me motor, të cilin kushdo mund ta konstruktojë vetë në shtëpi. Edhe sikur ai aparat të ketë bërë disa fotografi, me siguri të plotë nuk ka mundur t’i dërgojë dot ato në regjim on-line në bazë.