Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbërriti në Algjeri për bisedime, tema kryesore e të cilave pritet të bëhet kriza politike në Mali.

Mbështetja e Algjerisë, e cila zotëron një nga ushtritë më të mëdha në rajon, mund të ketë një rëndësi kyçe gjatë futjes së trupave ushtarake në Mali, pjesën veriore të të cilit e kanë pushtuar aktualisht islamistët.

0Më herët, në tetor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që mundëson ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare në situatën e krijuar në këtë vend.