Ish Presidentja e Filipineve Gloria Arroyo doli përpara gjyqit nën akuzat për keqpërdorimin e rreth 9 milionë $ nga fondi i Lotarisë Kombëtare gjatë kohës së qëndrimit të saj në postin e kryetares së shtetit. Në gjyq Arroyo nuk pranoi të dalë me ndofarë deklaratash, prandaj trupi gjykues regjistroi në emër të saj refuzimin për të pranuar fajësinë.

0Ky është tashmë procesi i tretë gjyqësor ndaj ish Presidentes së Filipineve, në kuadër të të cilit ajo është akuzuar për korrupsion. Gloria Arroyo u soll në sallën e gjyqit nga spitali ushtarak, ku ajo ishte shtruar që para se të shpallej vendimi i parë për arrestimin e saj.