Sommelier-i britanik (degustatori) Philip Osenton mbajti në një dorë 51gota vere. Rekordi u vendos në Pekin, ku dhe punon eksperti i verës. Në përpjekjen e parë të ndërmarrë nga Osenton për të vendosur një rekord ai arriti të mbajë 45 gota, por më pas ai vendosi ta rrisë numrin e gotave.

Arritja e Osentonit akoma nuk është regjistruar. Në përputhje me Librin e Rekordeve Guinness rekordmeni aktual është filipinasi Reymond Adina, i cili ka mbajtur në dorën e tij 39 gota.