Paul McCartney deklaroi se ai nuk e konsideron Yoko Ono-n fajtore për shpërbërjen e The Beatles. Sipas fjalëve të tij, grupi i kishte hyrë vetë rrugës së shpërbërjes. Madje më tepër se kaq, McCartney theksoi se komunikimi me Yoko-n pati një efekt pozitiv në krijimtarinë e John Lennon.

0"Forca tërheqëse e Yoko Ono shpjegohej gjithashtu edhe me pikëpamjen e saj avangardiste ndaj gjërave. Ajo i tregoi atij se mund të bëhej një njeri tjetër dhe atij kjo i pëlqeu", - tha McCartney. Pavarësisht kësaj interpretuesi pranon se ai ishte i pakënaqur me praninë e përhershme të Yoko Ono gjatë provave në studio