"Unë po shpall grevë urie për të protestuar kundër falsifikimit të zgjedhjeve", - thuhet në deklaratën e saj, e cila u lexua sot për gazetarët nga avokati i ish-Kryeministres së Ukrainës Sergei Vllasenko.

Partia në pushtet e Ukrainës, "Partia e Rajoneve", pas numërimit të 60,17% të fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare sipas listave partiake kryeson me 34,27% të votave, Partia opozitare "Batkivshina" ("Atdheu") ka siguruar 22,46%, në vendin e tretë është pozicionuar Partia Komuniste me 14,73%. Në vend të katërt renditet Partia "UDAR" ("Goditja") e boksierit të famshëm Vitali Kliçko me 12,97%. Vendin e pestë e mbajnë nacionalistët e Partisë "Svoboda" ("Liria") me 8,68% të votave.

"Partia e Rajoneve" kryeson edhe në qarqet zgjedhore mazhoritare pas numërimit të 50,63% të protokolleve.