Sipas njoftimeve të kanalit televiziv iranian Press TV, trupat qeveritare gjatë spastrimit të qytetit të Deir ez-Zor hynë në përleshje me militantë të forcave antiqeveritare. Si rezultat i kësaj u vra njëri prej udhëheqësve lokalë të grupit terrorist "Al-Qaeda", njëfarë Ammar Nawar Al-Hajr.

Konflikti, i cili shpërtheu në Siri në mars të vitit 2011, përshkallëzoi deri në përleshje të armatosura mes forcave opozitare me atyre qeveritare. Autoritetet siriane deklarojnë se forcat antiqeveritare që veprojnë në vend marrin mbështetje serioze nga jashtë. Sipas të dhënave të OKB-së, viktima të dhunës në vend janë bërë deri tani rreth 30.000 persona.