Ministrat çekë dhe sllovakë po zhvillojnë për herë të parë një takim të përbashkët pas shpërbërjes së Çekosllovakisë 20 vjet më parë.

Ky takim ka të bëjë me përvjetorin e themelimit të Çekosllovakisë në vitin 1918 mbi rrënojat e perandorisë Austro-Hungareze pas Luftës së Parë Botërore.

Pjesa e parë e takimit të përbashkët qeveritar u zhvillua në qytetin çek të Uherske Gradist, e dyta - një drekë pune e ministrave - në qytetin sllovak Trencin.