Uragani "Sandy", i cili përfshiu Detin e Karaibeve, morri jetën e të paktën 20 personave.

Njëmbëdhjetë persona ndërruan jetë në Kubë, ku uragani shkaktoi përmbytje të mëdha. "Sandy" u bë uragan i parë i këtij viti që arriti deri në territoret e Kubës. Ai u shoqërua me shira të fortë dhe me erë, shpejtësia e të cilës arrin mbi 190 kilometra në orë.

Nëntë vdekje të tjera u regjistruan në Haiti.

0Aktualisht "Sandy" kërcënon bregun lindor të SHBA.