Shkencëtarët kanë zbuluar se insektet me trup të mbuluar me push, të cilët mbledhin polen, kanë aftësi të mahnitshme për të mbajtur mend informacionin vizual dhe për ta perceptuar atë jo vetëm në peisazh, në llojet e luleve, por edhe në art.

"Ne arritëm të demonstronim se si bletët mund të mësojnë të bëjnë dallimin midis një sërë pikturave të ndryshme të Monet dhe Pikasso. Dhe gjatë kësaj ato nuk mbështeten në ndriçimin, dritën apo në frekuencën hapësinore", - thotë autori i studimit Judith Reinhard. "Eksperimenti ynë na lejoi të kuptojmë se pavarësisht trurit të vogël, bletët kanë aftësi shumë të zhvilluara për të përpunuar informacionin e marrë nëpërmjet të shikuarit. Madje më tepër se kaq, këto aftësi mund të krahasohen me aftësitë e gjallesave kurrizore (vertebrore)".