Liderja e lëvizjes së grave "FEMEN" France Inna Shevçenko bërë një demonstrim topless gjatë transmetimit direkt të kanalit televiziv arab "Al Jazeera" në shenjë proteste kundër "paragjykimeve mesjetare".

Gjatë programit të mbrëmjes The Stream, në të cilin u diskutua problemi i marrëdhënieve midis feminizmit dhe Islamit pyetjes: "Çfarë është më e mirë për gratë lakuriqësia apo shamia (hixhabi)?" Shevçenko iu përgjigj duke hequr bluzën. Drejtuesja e programit deklaroi se diçka e tillë është e papranueshme gjatë transmetimit direkt të kanalit televiziv "Al Jazeera".