Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se partia e tij "Likud" synon të bashkohet me partinë ultranacionaliste "Izraeli shtëpia jonë" të Ministrit të Jashtëm Avigdor Liberman. Sipas mendimit të komentuesve, blloku i partive të krahut të djathtë, i cili do të përftohet si rezultat i bashkimit, pothuajse e ka siguruar fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Knesset.

0Në shtypin izraelit shprehen supozime se Benjamin Netanjahu e pranoi këtë marrëveshje për të parandaluar kërcënimin nga blloku i qendrës, që është në formim e sipër, i udhëhequr nga Partia e Punës.