Autoritetet britanike hodhën poshtë kërkesën e SHBA-së për të përdorur bazat ushtarake në Britaninë e Madhe për t'iu kundërvënë Iranit, njoftoi ditën e premte gazeta britanike “The Guardian” me referim te një burim në qeverinë britanike.

0Sipas fjalëve të burimit, juristët nga Prokuroria e Përgjithshme e Mbretërisë së Bashkuar përpiluan një raport të posaçëm sekret për këtë çështje, në të cilin thuhet se dhënia e bazave britanike për një goditje të mundshme parandaluese ndaj Iranit do të jetë një shkelje e normave ndërkombëtare.