Koreja e Veriut në gjysmën e parë të vitit 2012 importoi nga Zvicra armë zjarri me një shumë prej 170 mijë $, njofton Agjencia shtetërore koreanojugore e tregtisë “KOTRA”.

Koreja e Veriut morri armë, pushkë pneumatike dhe me gaz, revolverë me vlerë të përgjithshme 100 mijë dollarë si dhe pjesë të ndryshme këmbimi për armë me vlerën 70 mijë $.

0Sipas të dhënave të “KOTRA”, Koreja e Veriut nuk ka importuar armë zjarri nga Zvicra që nga viti 2009. Me sa duket, rifillimi i bashkëpunimit tekniko-ushtarak lidhet me faktin se Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Yun në rininë e tij ka jetuar në Zvicër.