Arkeologët gjermanë gjetën një karficë flokësh, e cila, sipas vlerësimit të tyre, daton që prej 3.400 viteve më parë. Zbulimi u krye gjatë gërmimeve në një kodërvarr në Bundesland-in Sachsen-Anhalt. Fundi i karficës 17 centimetra të gjatë rrumbullakoset si vrima e gjilpërës.

"Sendi i gjetur vërteton se në Epokën e Bronzit (1600-1200 vjet p.e.s.) gratë i kushtonin vëmendje modelit të tyre të flokëve. Padyshim që karfica, e cila rezulton si pjesë e objekteve të lluksit, është më e vjetra nga të gjithë ekzemplarët e gjetur më parë", - njoftoi arkeologu Christian-Heinrich Wunderlich.