"Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara është vështirë t’i quash të përsosura në aspektin e pajtueshmërisë me kriteret dhe standartet përgjithësisht të pranuara", - tha Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Llukasheviç në një konferencë për shtyp të premten.

Llukasheviç kujtoi se "Presidenti në SHBA nuk zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë të elektoratit, por nga Kolegji Zgjedhor". "Ndërsa vetë procesi zgjedhor është i ngatërruar, arkaik dhe i decentralizuar", - tha diplomati.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen me datë 6 nëntor.