0Sondazhet e Fondit "Iniciativat Demokratike" dhe Qendrës për Hulumtime Sociale dhe Marketingu "SOCIS" i japin “Partisë së Rajoneve” të Presidentit Viktor Janukoviç rreth 23% të votave, Partisë “UDAR” (“Goditja”) 15%, Partisë opozitare “Batkivshina” ("Atdheu") të ish-Kryeministres Julia Timoshenko - 13%. Komunistët dhe Partia nacionaliste “Svoboda” ("Liria") presupozohet të marrin respektivisht 10% dhe 5% të votave.

Ekspertët vërejnë disa trende mjaft interesante në këto zgjedhje. Për shembull, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e opozitës, ajo nuk arriti që nuk arriti dot të të tërheqë në anën e vet votat e partisë në pushtet. Edhe një tjetër tipar i fushatës elektorale - ky është votimi i parë në parlament sipas sistemit të ri, i cili u miratua për aplikim në vitin 2011. Sipas këtij sistemi tani gjysma e 450 deputetëve zgjidhet në bazë të listave partiake, kurse gjysma tjetër sipas rretheve (rajoneve) një mandatëshe zgjedhore. Kjo i jep një shans të mirë përkrahësve të Viktor Janukoviçit për të siguruar shumicën në përbërjen e parlamentit të ri, mendon parlamentari rus Dimitri Sablin:

- Për shkak të mazhoritarëve rajonalë këto zgjedhje do të jetë të tensionuara. Sipas të dhënave që disponojmë ne, midis kandidatëve parashikohet një betejë shumë e ashpër elektorale, ata do të luftojnë vendosmërisht për çdo votë. Gjatë kësaj, unë jam i prirur të mendoj se partia në pushtet do t’i ruajë vetes shumicën për shkak të faktit se në parlament do të hyjnë shumë deputetë një mandatësh nga rajonet jugore dhe lindore të vendit.

Ndërkohë, revista amerikane me shumë ndikim “Foreign Policy” shkruan, se Viktor Janukoviç në prag të zgjedhjeve u ndodh në një pozitë jashtëzakonisht të cënueshme, të vështirë. Sipas mendimit të autorëve të revistës, Presidenti ukrainas shpreson të konsolidojë, të forcojë akoma dhe më shumë pushtetin e vet duke siguruar shumicën kushtetuese, por kjo është e pamundur. Analisti politik Vladimir Zharihin mendon se në të vërtetë në parlamentin e ri të Ukrainës janë të mundshme kombinime të ndryshme të partive.

0- Koalicioni në mes të Partisë “UDAR” (“Goditja”) dhe “Batkivshina” ("Atdheu") është plotësisht i mundur, po ashtu si dhe koalicione situative të Partisë "Goditja" me “Partinë e Rajoneve” të Viktor Janukoviçit. Por paqartësinë, paparashikueshmërinë ia shtojnë zgjedhjeve mazhoritarët rajonalë. Edhe pse përvoja tregon se pjesa më e madhe si përfundim bashkohet me partinë në pushtet. Në këtë mënyrë, “Partia e Rajoneve” do të ketë mundësi të krijojë koalicionin e shumicës, ndër të tjera, për shembull, me komunistët.


0 Një gjë është mëse e qartë - në qoftë se përkrahësit e Viktor Janukoviçit do të dështojnë në përpjekjen e vet për të formuar një koalicion me partitë, shpresa e tyre e fundit mbetet tërheqja në anën e vet të deputetëve një mandatësh. Duke u mbështetur në përvojën e parlamentit aktual mund të thuhet me siguri të plotë: Janukoviç di të negociojë.