0Ju të gjithëve ju bashkon preokupimi i përbashkët për të ardhmen e Rusisë, popullit tonë, dëshira, prirja për të qenë të dobishëm për Atdheu historik, dhënia e ndihmës për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik të saj, forcimin e kredibilitetit ndërkombëtar dhe prestigjit të Rusisë.

Ne e vlerësojmë mjaft lart kontributin tuaj për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës ruse, për promovimin e vlerave shpirtërore të përbashkëta për ne me ju, pikësynimin për të shpërndarë në botë një informacion objektiv mbi Rusisë bashkëkohore, historinë e saj, arritjet në arsim, shkencë dhe në sferën e teknologjive.

Në Rusi, nga ana tjetër, i kanë gjithmonë në mendje bashkatdhetarët dhe janë të vetëdijshëm për problemet që ju shqetësojnë. Mbështetja e diasporës ruse jashtë shtetit është një nga drejtimet më të rëndësishme të politikës së shtetit tonë. Kjo është sanksionuar në Ligjin federal “Mbi politikën shtetërore për bashkatdhetarët jashtë vendit”. Në fund të vitit të kaluar u miratua një program shtetëror në shkallë të gjerë i destinuar për të mbështetur bashkatdhetarët për një periudhë tre vjeçare: nga 2012-2014. Për zbatimin e tij janë caktuar shuma të konsiderueshme financiare nga buxheti i vendit.

Që nga janari i vitit në vazhdim filloi të veprojë Fondi për mbrojtjen e bashkatdhetarëve, nëpërmjet linjës së të cilit jepet ndihmë e kualifikuar juridike në rastet e shkeljes së të drejtave etnike dhe kulturore të rusëve që jetojnë në vendet e tjera.

Vitin e ardhshëm do të hyjë në fuqi programi i përditësuar shtetëror i zhvendosjes vullnetare të bashkatdhetarëve në Rusi. Ai është përgatitur me marrjen parasysh të përvojës së programit të mëparshëm, i cili është përdorur nga rreth 100.000 njerëz.

Një nga detyrat kyçe është ruajtja e identitetit etnik dhe kulturor, forcimi i pozitës së gjuhës ruse në vendet e huaja, veçanërisht në hapësirat e ish-Bashkimin Sovjetik. Ky është qëllimi i programit federal "Gjuha ruse”, i cili është llogaritur për periudhën e viteve 2011-2015. Po përgatitet projekt koncepti "Shkolla ruse jashtë vendit". Fondacioni "Bota ruse" po zgjeron mbështetjen financiare (në formën e granteve) për programet arsimore ruse.

Qeveria është udhëzuar për të rritur kuotën e pranimit të bashkatdhetarëve në universitetet ruse dhe institutet e arsimit profesional për llogari të subvensionimeve nga buxheti federal.

Ne mirëpresim pjesëmarrjen e përfaqësuesve të diasporave rusisht-folëse si përkthyes dhe vullnetarë në Universiadën studentore në Kazan në vitin 2013, në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi në vitin 2014 dhe Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 2018.

Kongresi i bashkatdhetarëve ofron një mundësi të mrekullueshme për të diskutuar çështjet aktuale dhe për të përcaktuar objektivat e veprimeve të mëtejshme të përbashkëta. Unë jam i sigurt se pikëpamjet, rekomandimet dhe sugjerimet e shprehura nga pjesëmarrësit e Kongresit do t’i shërbejnë forcimit të lidhjeve të përfaqësuesve të komunitetit rusisht-folës jashtë shtetit me Atdheun e tyre historik.

Ju uroj punë të suksesshme dhe të frytshme!