Në Turqi përfundoi prodhimi i raketës së tipit "sipërfaqe-sipërfaqe" me një rreze veprimi prej 200 kilometrash. Raketa e re tashmë është bërë pjesë e armatimit të Trupave të Këmbësorisë së vendit.

Sipas fjalëve të Ministrit të Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë Nihat Ergun, raketa e radhës që do të prodhohet nga organizata kërkimoro-shkencore TUBITAK do të jetë ajo me një rreze veprimi prej 500 kilometrash. "Ne kemi teknologjinë e duhur për prodhimin e raketës. Ajo arrin objektivin me ndihmën e sistemit GPS dhe hartave të zonës", - sqaroi Ministri.

Prodhimi i raketave ofensive po vijon si pasojë e marrëdhënieve të tendosura me Sirinë fqinje, ku vazhdon lufta civile.