Në Strasburg sot do të shpallet laureati i çmimit vjetor “Andrei Saharov” të Parlamentit Evropian "Për lirinë e mendimit".

0Në takimin e përbashkët të Komitеteve të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme dhe Zhvillim përcaktuan finalistët: mbrojtësi bjellorus i të drejtave të njeriut Ales Belyatskiy, i cili ndodhet në paraburgim, aktivistja iraniane e të drejtave të njeriut Nasrin Sotoudeh, e arrestuar në vitin 2010, regjizori iranian Jafar Panahi dhe anëtaret e punk grupit rus “Pussy Riot”, të dënuara me nga dy vjet burg për "punk lutjen" në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.