Niveli i papunësisë në Spanjë i tejkaloi për herë të parë 25% që nga fillimi i krizës ekonomike në vend, njofton Institutiti Kombëtar i Statistikave.

Sipas të dhënave të ekspertëve, numri i të papunëve i tejkaloi 5.780.000 vetët pas tremujorit të tretë të vitit 2012, kur në radhët e tyre ishin 85.000 vetë.

Më parë Spanja, që po përjeton pasojat e recesionit të dytë për dy vjet, i kërkoi 120 miliardë dollarë vendeve të Bashkimit Evropian për të ripërtërirë sektorin bankar.

Në mungesë të rritjes ekonomike dhe duke marrë parasysh rritjen e borxhit kreditorët i druhen faktit se Madridi do të kërkojë një kredi më të madhe.