Uashingtoni synon t’i sigurojë mbështetje qeverisë së re të Gjeorgjisë për normalizimin e marrëdhënieve me vendet fqinje, duke përfshirë edhe Rusinë, deklaroi Zv. Ndihmësi i Sekretares amerikane të Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroaziasë Eric Rubin.

Ai vuri në dukje se Uashingtoni "nuk shikon kontradikta midis zhvillimit aktiv të marrëdhënieve të shëndetshme gjeorgjiano-amerikane dhe zhvillimit aktiv të marrëdhënieve të shëndetshme midis Gjeorgjisë dhe Rusisë".

Rubin nënvizoi se "mbështetja amerikane e sovranitetit të Gjeorgjisë dhe integritetit territorial brenda kufijve të saj të njohur në arenën ndërkombëtare mbetet e pandryshuar".