I ekstraduari kohë më parë në Shtetet e Bashkuara Christopher Tappin të premten e pranoi veten fajtor për përpjekjen për t’i shitur Iranit pjesët e këmbimit të nevojshme për prodhimin e raketave. Tashmë ekziston mundësia që shtetasi britanik të kthehet për të kryer dënimin në atdheun e tij.

Banori i Londrës Veriore Christofer Tappin në shkurt të këtij viti u ekstradua në SHBA, ku ai akuzohet se është përpjekur t’i shesë Iranit 50 akumulatorë për sistemet e raketave. Tappin më vonë u lirua me kusht nga gjykata amerikane.

Kohë më parë shtetasi britanik këmbëngulte se ai ishte viktimë i një "provokimi të inskenuar nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimeve" (FBI).