Opozitarit të njohur rus Sergei Udalcov iu shpall akuza për përgatitje të trazirave masive. Siç njoftuan në Komitetin Hetimor të Rusisë, ai është marrë në pyetje si i pandehur dhe dha dëshmi të hollësishme. Sergei Udalcov nuk e pranoi fajin e vet. Ai mbetet nën arrest shtëpiak.

0Çështja penale kundër Sergei Udalcov u iniciua pas daljes në kanalin televiziv rus "NTV" të filmit "Anatomia e protestës-2". Autorët e filmit të bujshëm deklarojnë me bindje se opozita përgatiti marrjen e pushtetit me forcë me ndihmën e parave të siguruara nga jashtë.