Sipas informacionit të prokurorisë rumune, një shtetas rus u ndalua në një aeroport të Bukureshtit në përpjekje për të nxjerrë jashtë Rumanisë dokumente sekrete dhe harta që kanë të bëjnë me minierën "Moldavia NUA", ku nxirret bakër dhe metale të çmuara. Me sa duket rusi ka vepruar në bashkëpunim me një grup biznesmenësh rumunë. Dokumentet sekrete ata i morrën nga kompania shtetërore rumune e minierave "Ipromin".

Organet e ruajtjes së rendit po verifikojnë origjinalitetin dhe shkallën e fshehtësisë së dokumenteve të sekuestruara. Identiteti i shkelësve të ligjit nuk është bërë ende publik.