"Një nga projektet më impresionuese që mund të zbatohen në Antarktidë është kërkimi i akullit shumë të lashtë dhe shpimi i tij. Sipas llogarive në Antarktidë mund të gjenden vende ku mosha e akullit do të jetë së paku një milion vjet, dhe ndoshta një milion e gjysmë ", - tha studiuesi kryesor i Laboratorit të ndryshimit të klimës dhe mjedisit të Institutit Kërkimor të Arktikut dhe Antarktidës të Institutit të Hidro-Meteorologjisë së Rusisë Aleksei Ekaikin.

Sipas fjalëve të Aleksei Ekaikinit, kolegë e huaj tashmë kanë shprehur interesim të gjallë ndaj projektit të ri. "Ky do të jetë një projekt shumë interesant për komunitetin shkencor botëror" - theksoi Ekaikin.