0Çështja kryesore e bisedimeve ruso-indiane - afatet e transferimit (dorëzimit) të aeroplanmbajtëses “Vikramaditya” Forcave Ushtarake Detare të Indisë, thotë Drejtori i Qendrës për Analizën e Tregtisë Botërore të Armëve Igor Korotçenko:

- Vizita e Ministrit të Mbrojtjes të Rusisë dhe mbledhja e komisionit ndërqeveritar lejuan zgjidhjen e një sërë çështjeve. Në veçanti - shtyrjen e afateve të transferimit palës indiane të aeroplanmbajtëses “Vikramaditya” për shkak të problemeve të identifikuara gjatë kohës së testimeve.

Anatoli Serdjukov vuri në dukje se Rusia, në fakt, ndërtoi një anije krejtësisht të re, duke përdorur vetëm trupin e kryqëzorit "Admiral Gorshkov" (russ. «Адмирал Горшков»). Aeroplanmbajtësja do t’i dorëzohet Indisë në tremujorin e katërt të vitit 2013.

Gjatë takimit të sipërpërmendur palët diskutuan gjithashtu edhe ndërtimin e fregatave për Forcat Ushtarake Detare indiane, prodhimit në Indi të aeroplanëve “Su-30MKI” (russ. «Су-30МКИ») dhe tankeve “T-90”, furnizimin e helikopterëve “Mi-17V-5” (russ. «Ми-17В-5»). Duke folur në lidhje me prodhimin e raketa kruz “BrahMos” Ministri i Mbrojtjes i Rusisë vuri në dukje, se ky program është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e armatimeve raketore. Sipas vlerësimit të ekspertëve, analoge të një rakete të tillë sot nuk ka në botë.

0Krerët e dikastereve të mbrojtjes të të dy vendeve diskutuan projektet e zhvillimit të përbashkët të aeroplanit gjuajtës shumëfunksional dhe avionit multi-qëllimor të transportit. "Përsa i përket krijimit të avion të gjeneratës së pestë, duhet thënë se është zgjidhur tashmë një numër i madh çështjesh organizative. Karakteristiket e aeroplanit janë bashkërenditur, janë miratuar kërkesat taktike dhe teknike të tij. Parashikojmë që aty nga viti 2020 të fillohet prodhimin në seri i këtij aeroplani gjuajtës", - tha Ministri i Mbrojtjes i Rusisë.