Në periferi të qytetit Mexico policia gjeti tetë trupa. Në gjashtë prej tyre duken qartë shenja të torturave. Trupat u gjetën në lagjen e varfër Ecatepec, që ndodhet në veri të kryeqytetit meksikan. Atje jetojnë rreth dy milionë njerëz.

0Trupat e pesë burrave dhe një gruaje ishin hedhur në rrugë, ata ishin të gjithë të zhveshur. Viktimave u ishte prerë fyti. Edhe dy trupa meshkujsh të moshës 18-22 vjeç u gjetën në rrugën fqinjë. Këto viktima ishin qëlluar me armë zjarri.