Përfaqësuesi Special i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi do të vizitojë Rusinë më 29 tetor. Kjo u njoftua nga Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse Aleksandër Llukasheviç.

"Të hënën ne do të presim për një vizitë të shkurtër Përfaqësuesin special të OKB-së dhe Ligës së Shteteve Arabe Lakhdar Brahimin", - tha Llukasheviç në një konferencë për shtyp në Moskë.

Ai shtoi se Brahimi do të diskutojë me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov "hapat e mëtejshëm praktikë për zgjidhjen e krizës në Siri".