Koreja e Veriut duke filluar që nga dita e premte kaloi në gjendjen e gatishmërisë së lartë luftarake, njofton një website i Koresë së Jugut "Daily NK", i specializuar për mbledhjen dhe analizën e informacioneve nga Veriu. Urdhëri për vendosjen e gjendjes së gatishmërisë së lartë luftarake vepron që sot (26 tetor) deri më tetor 31.

0Periudha e specifikuar në urdhër përkon me stërvitjet "Hoguk", të cilat filluan në prag ushtarakët e Koresë së Jugut dhe SHBA-së. Në të njëjtën kohë nuk ka asnjë konfirmim që vendosja e gjendjes së gatishmërisë së lartë luftarake të jetë e lidhur me këto stërvitje.