Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ra natën duke u gdhirë e premtja në rajonin jugor italian Calabria. Epiqendra e lëkundjeve nëntokësore ndodhej në thellësinë 3.8 kilometra. Informacione mbi viktima, si pasojë e katastrofës, nuk ka pasur ende. Në qendrën administrative të krahinës Cosenza autoritetet filluan evakuimin e një spitali për shkak të tërmetit.

0Në maj në veri të Italisë ranë dy tërmete të fuqishme. Si rezultat i këtyre fatkeqësive natyrore u vranë gjithsej 27 persona dhe rreth 400 të tjerë morrën trauma të shkallëve të ndryshme.