Gjykata italiane të premten, siç pritet, do të shpallë vendimin për çështjen e përfshirjes së Ish-Kryeministrit Silvio Berluskoni dhe 10 personave të tjerë në skemat e evazionit fiskal. Prokuroria kërkon burgimin me një afat prej 3 vitesh dhe 8 muajsh për Ish-Kryeministrin.

Berluskoni akuzohet për blerjen e të drejtave televizive të një sërë filmave amerikanë përmes kompanive “offshore” dhe falsifikimin e mëtejshëm të dokumenteve për mospagesën e taksave.

Padia është ngritur që në vitin 2006, kur Berlusconi udhëhiqte qeverinë. Ish-Kryeministri italian nuk e pranon fajin e vet.