Politikanëve nga Evropa Lindore u parashikojnë shkallë të larta karriere në strukturat drejtuese të BE-së. Sipas të dhënave të gazetës sllovake “SME”, Kryeministri i vendit Robert Fico po shqyrtohet si një nga kandidatët pasues të Kreut të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, mandati i të cilit në këtë post përfundon në vitin 2014. Pothuajse në të njëjtën kohë në mediat polake u duk informacioni se për të njëjtin post do të pretendojë edhe Kryeministri polak Donald Tusk.

0Çështja e pasuesit të Jose Manuel Barroso tashmë po diskutohet në kryesitë evropiane. Falë Kreut aktual të Komisionit Evropian, një nga politikanët më aktivë evropianë, pozicioni i "kryeministrit" mbetet kyç në BE.