E plasaritura e madhe, e zbuluar vitin e kaluar në akujt e “Pine Island” - akullnaja më e madhe në Antarktidë, - po zmadhohet si në gjatësi ashtu dhe në gjerësi. Kjo është e dukshme në imazhet satelitore të fundit.

0Plasaritja me gjatësi 29 kilometra mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një ajsbergu gjigand, i cili mund të shkëputet nga akulli kontinental. Studiuesit që prej vitit 2011e monitorojnë vazhdimisht plasaritjen. Në një moment rritja e saj u ndërpre, dimensionet mbeten të qëndrueshme për disa muaj, por në maj të këtij viti u shfaq plasaritja e dytë. Nëse rritja e saj nuk do të ndalet, nga akullnaja mund të shkëputet një ajsberg me sipërfaqe prej rreth 900 kilometra katrore.