Krerët e fraksioneve politike në Parlamentin Evropian (PE) vendosën unanimisht të premten t’u japin Çmimin "Andrei Saharov" për vitin 2012 dy aktivistëve të opozitës iraniane Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi, njoftoi Kryetari i Asamblesë Martin Schulz.

Ai e quajti dhënien e Çmimit "Andrei Saharov" një shenjë proteste kundër autoriteteve iraniane nga ana e PE. Shpallja e fituesve u mbajt menjëherë pas debateve parlamentare për shkeljen e të drejtave të njeriut në botë.