Gjykata e Milanos e dënoi sot Ish-Kryeministrin Silvio Berluskoni me 4 vjet heqje lirie në lidhje me çështjen e bujshme skandaloze të Mediaset, në kuadër të së cilës politikani akuzohej për makinacione të mëdha financiare.

Çështja Mediaset është një nga proceset më të bujshme gjyqësore që lidhet me veprimtarinë sipërmarrëse të Berluskonit, i cili ishte dhe themeluesi i këtij grupi elitar mediatik në Itali.