Këto të dhëna solli të premten në Kongresin Ndërkombëtar të Bashkatdhetarëve, që po mbahet në Petersburg, Presidentja e Universitetit Shtetëror të Shën Petersburgut Ludmilla Verbickaja. Sipas fjalëve të saj, gjuha ruse zë vendin e tretë në botë pas gjuhës kineze dhe asaj angleze.

Siç tha Verbickaja, tani rusishtja, në një mënyrë ose në një tejtër, mësohet në rreth njëqind vende. "Po ndryshon edhe qëndrimi kundrejt Rusisë. Ajo nuk shikohet më si një rrezik kërcënues për shumë shtete, por si një mundësi për bashkëpunim reciprokisht të dobishëm", - nënvizoi Verbickaja.