Rusia do të lëshojë deri në vitin 2016 12 satelitë "Glonass-M", të cilët do të zëvendësohen gradualisht nga pajisjet më të sofistikuara "Glonass-K", - tha Projektuesi i përgjithshëm i SHA "Sistemet Satelitore të Informacionit" që mban emrin e Akademikut Reshetnjev, Nikollai Testojedov.

"Aparatet "Glonass-K", në veçanti, kanë karakteristikat më të mira tekniko-taktike. Ata do të jenë multifunksionalë dhe kanë funksione shtesë, për shembull, ata janë të pajisur me sistemin e kërkimit hapësinor dhe të shpëtimit", - theksoi Testojedov.

Sipas fjalëve të tij, nga viti 2016 planifikohet të lëshohen 6 satelitë "Glonass-K" në vit.