Kina ka mohuar njoftimet mbi përgatitjen prej saj të testimit të raketës antisatelitore. Me këtë deklaratë doli në një konferencë për shtyp përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Yang Yujun.

"Këto informacione janë të rreme", - tha përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes kineze.

Sipas njoftimeve të pasqyruara në media, Kina mund të kryejë përgatitjet për zhvillimin e testimit të raketës së aftë për asgjësimin e satelitëve zbulues dhe atyre navigues në orbitë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.