Piratët hapën zjarr mbi anijen kryesuese të grupit ushtarak detar NATO-s në brigjet e Somalisë - fregatën holandeze "Rotterdam". Prej zjarrit të kundërpërgjigjes u vra njëri nga piratët.

Incidenti ndodhi të mërkurën gjatë kohës së kontrollit të anijes së dyshimtë të lehtë me motor dhe vela. Sapo nga fregata "Rotterdam" zbriti grupi ushtarak i kontrollit në një varkë inflatable, ekuipazhi i anijes së dyshuer hapi zjarr mbi të dhe u përpoq t'i shpëtonte ndjekjes. Në përputhje me rregullat e operacionit fregata "Rotterdam" hapi zjarrin e kundërpërgjigjes.

Gjatë shkëmbimit kohëshkurtër të zjarrit mbi fregatën "Roterdam" gjithashtu u hap zjarr me armë qitëse nga bregu.

0Fregata holandeze ngriti në bord pas betejës së shkurtër 25 anëtarët e ekuipazhit të anijes pirate.