0Të gjitha këto flasin mbi një "zhvendosje të majtë" të Evropës Lindore në valën e krizës ekonomike dhe problemeve sociale në rritje.

Disa ekspertë besojnë se suksesi i Social Demokratëve evropianë të kallëpeve të ndryshme, që janë të listuar në kampin e "majtistëve", ishte programuar që shumë kohë para krizës së tanishme ekonomike. Sepse, në fakt, Europa e ditëve të sotme është kryesisht rezultat i veprimtarisë së "majtistëve". Të drejtat themelore të njeriut të tilla si e drejta për përfitimin e shërbimeve shëndetësore, për marrjen e arsimit, e drejta për punë - të gjitha këto duket sikur janë kopjuar pikë për pikë nga programet e tyre politike.

Analistët mendonin se shekulli i XX-të i çmësoi evropianët të flirtojnë me ngjyrën e kuqe. Kurse tani u provua se ata e kishin gabim. Përndryshe është vështirë të shpjegohen, për shembull, rezultatet e lartpërmendura të zgjedhjeve në Republikën Çeke. Shumica e zgjedhësve atje votuan ose për Social Demokratët (gjë kjo që edhe mund të pranohet (të hahet), ose krejt për komunistët. Nëse punët do të shkojnë kështu, atëhere në Republikën Çeke mund të krijohet Senati "majtist", tha për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" analisti politik çek Jan Petránek:

- "Dhjathtistët" humbën sepse me kryeneçësi e këmbëngulje kanë refuzuar për një kohë të gjatë t’i vinin veshin problemeve e preokupimeve të shoqërisë. Në vend po rritet në mënyrë kërcënuese, drastike numri i të papunëve (aty nga fundi i vitit ata do të përbëjnë gati 9% të popullsisë së aftë për punë). Ministria e Financave e kryesuar nga Miroslav Kalousek, i cili është i përfshirë në skandalet me marrje ryshfeti, ngre taksat. Borxhi kombëtar ka arritur shifra astronomike. Dhe në këtë sfond rezulton se Republikës Çeke i nevojitet domosdoshmërisht, gati si ajri, blerja me shuma të çmendura e aeroplanëve gjuajtës suedezë "Gripen”, sepse, gjoja, aviacioni vetiak, aeroplanët çekë “Albatros” nuk janë në gjendje për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të vendit. Njerëzit i nervozon, i acaron pa masë kjo ndjekje e bindur, miope, si kalë karroce, prej autoriteteve tona e politikës buxhetore të BE-së dhe doktrinës ushtarake të NATO-s. Le të kujtojmë me këtë rast protestat masive të kohëve të fundit kundër ndërtimit të radarit të sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket (MAR) në lokalitetin Brdy. Dëshpërim dhe zhgënjim - ja cili është rezultati kryesor i zgjedhjeve, në të cilat nuk erdhën për të votuar dy të tretat e popullsisë së vendit. Kurse ata që erdhën, e shprehën protestën e vet duke e ia dhënë votën e tyre me shumicë dërrmuese të majtëve. Koalicioni qeverisës nuk diti t’u ofrojë njerëzve një politikë koherente që do t’i siguronte Republikës Çeke ecjen përpara.

Një situatë e ngjashme evidentohet në shumicën e vendeve të Evropës Lindore. "Majtistët" po humbasin tani vetëm në Hungari (ku socialistët ia prishën vetes reputacionin me duart e tyre) dhe në Poloni (autoritetet e së cilës kanë bërë një luftë relativisht të suksesshëm me pasojat e krizës ekonomike). Por edhe atje konservatorët polake janë duke përqafuar gjithnjë e më shpesh retorikën sociale.

0Evropa Lindore sërish po kthehet me fytyrë nga idetë e drejtësisë sociale. Natyrisht, jo në formën që ishte mjaft popullore 50 vjet më parë. Por në këtë rast ka rëndësi vetë fakti.