0Së dyti, në mesin e pretendentëve për mandate deputetësh (vende parlamentare) ka persona, të cilët edhe pse janë shumë të njohur për ukrainasit, nuk “i kanë mbirë në sy” akoma në parlament elektoratit.

Midis tyre janë figura të tilla mjaft të spikatura, të shquara si boksieri Vitali Kliçko (Vitali Klitschko) dhe futbollisti Andrei Shevçenko (Andriy Shevchenko). Por vetë votuesit, me sa duket nga të gjitha, nuk shpresojnë shumë që jeta e tyre të ndryshojë për më mirë pas këtyre zgjedhjeve.

Nga autoritetet pushtetore shoqëria e Ukrainës pret sot jo aq ndryshime politike se sa ekonomike. Edhe problemi i të burgosurve politikë, edhe çështjet e politikës gjuhësore, natyrisht, i preokupojë fort ukrainasit. Në një masë po të tillë si dhe marrëdhëniet e Kievit me Moskën dhe Brukselin. Por këto nuk janë në vendin e parë për banorët vendas. Shumë më të rëndësishme për ta janë aktualisht rritja e rrogave, pensioneve si dhe sigurimeve shoqërore. Gjatë kësaj zhvillimi i ekonomisë së vendit varet nga ajo, nëse do të ndjejnë ndryshime pozitive në kohën e drejtimit të parlamentit të ri biznesmenët ukrainas, mendon eksperti ukrainas Vladimir Zastava:

- Probleme të shumta shtrohen për zgjidhje, duke përfshirë edhe domosdoshmërinë e reduktimit të barrës tatimore dhe shtypjes burokratike për sipërmarrësit. Sepse tek ne është krijuar një situatë e tillë, kur biznesi i vogël dhe i mesëm paguan të gjitha borxhet shtetërore, kurse manjatët e biznesit dhe oligarkët marrin preferencat nga shteti. Kjo gjë perceptohet në mënyrë tejet negative.

Ndërkohë, qytetarët e zakonshëm kanë gjithnjë e më pak besim në faktin se zgjedhjet mund të ndryshojë diçka në jetën e tyre. Vendi për gati një dekadë të tërë bën sehir konfrontimin midis “Partisë së Rajoneve” dhe "portokallinjve", gjatë kohës së të cilit qeveria dhe opozita arritën të ndërrojnë vendet me njëra-tjetrën. Qytetarët patën kohë të vlerësonin se sa i qëndrojnë besnike premtimeve të veta paraelektorale si njëra, ashtu dhe tjetra palë. Si rezultat u konsolidua mendimi se deputetët dhe drejtuesit e partive më tepër preokupohen për mirëqenien e tyre personale se sa për interesat e popullit.

0Sipas sondazheve të opinionit publik, partitë opozitare "UDAR" (“Goditja”) dhe “Batkivshina” ("Atdheu") së bashku fitojnë më shumë vota se “Partia e Rajoneve”. Megjithatë, gjysma e parlamentit do të përbëhet nga mazhoritarët. Ndërsa ata, siç parashikojnë ekspertët, do të mbështesin kryesisht partinë në pushtet. Ky fakt është edhe një tjetër arsye përse qytetarët e Ukrainës nuk presin që Verhovnaja Rada (parlamentit) e re të ndryshojë në mënyrë rrënjësore kursin politik të vendit.