Policia e Brazilit arrestoi një shtetas gjerman, i cili mblidhte para për përpunimin e skemës së fitimit në llotari, njofton BBC News. Sipas të dhënave të hetuesve, ai bindi rreth 3 mijë njerëz për të investuar në zhvillimin e tij rreth 5 milionë euro.

58 vjeçari Hartmut Mueller pohoi se skema e përpunuar prej tij parashikon numrat fitues të llotarive për llogari të valëve gravitacionale. Ai gjithashtu pohoi se ka zhvilluar një pajisje për mbrojtjen nga "smogu elektronik" si dhe për dhënien e vitalitetit.

0Investitorët potencialë ishin të bindur se Hartmut Mueller kishte gradë shkencore në matematikën e aplikuar dhe fizikë. U konstatua se të dhënat e Hartmut Mueller nuk përputheshin me realitetin dhe se teoria e tij nuk ka asgjë të përbashkët me shkencën.