Anija kozmike e pilotuar ruse "Sojuz TMA-06m" me ekuipazhin e ekspeditës së re në bord, e cila u lëshua të martën nga kozmodromi “Bajkonur”, u ankorua në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) në mënyrë automatike.

Ekuipazhi i ri, i përbërë nga kozmonauti Oleg Novitskij, Eugjeni Tarellkin dhe astronauti i NASA-s Kevin Ford, do të kryejnë disa dhjetra eksperimente shkencore në SKN. Dhe gjithashtu do të presin e shkarkojnë disa anije kozmike transporti.

Kohë më parë astronautët u thanë gazetarëve se synojnë të hapin një blog në orbitë. Përveç kësaj, Ford kohën e lirë do t’ia kushtojë fotografimit të Tokës nga bordi i SKN dhe dërgimit të fotografive.