Në faqen e Internetit "WikiLeaks" ka nisur publikimi i më shumë se 100 dokumenteve të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA lidhur me kushtet e mbajtjes së të dënuarve në burgjet e Irakut dhe në burgun e Guantanamo-s.

"Dokumentet tregojnë gjithë egërsinë, barbarizmin e burgosjes pas 11 shtatorit të vitit 2001, errësirën, ku ligji dhe të drejtat e njeriut nuk respektohen, ku njerëzit mund të paraburgosen pa arsye, në bazë të kërkesës së Departamentit të Mbrojtjes së SHBA", - thuhet në deklaratën e postuar në faqen e Internetit "WikiLeaks".

0Në deklaratë gjithashtu u bëhet thirrje organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të shqyrtojnë dokumentet për të evidentuar shkeljet e të drejtave të njeriut.